Vetëm pak kohë pasi në Pasdite në Top Channel u transmetua kronika që hidhte dyshime për ekzistencën e një violine Stradivari në Shqipëri, shumë njerëz kanë nisur t’u heqin pluhurin relikeve të trashëguara për të parë nëse janë ata trashëgimtarët e këtij instrumenti të rrallë.

Kështu ndodhi edhe me Jovan Janon. Prej 40 vjetesh ai mban te fshehur ne një qoshe, qe dikur e quanim sunduk, instrumentin e vjeter, te trasheguar prej vjehrrit te tij, Vangjel Daka, ish nxenes i Normales se Elbasanit. Hipoteza e tij vjen krahas atyre qe jane parashtruar me heret nga te tjera deshmi per poseidimin e objekit te lakmuar në ankandet e vendeve perëndimore.

“Sipas tij, violina eshte blere ne pazarin e Elbasanit rreth vitit 1937 nga nje grua sherbetore ne nje familje latifondiste. Kur vajten ne shkolle, profesori qe e pa, i tha: kjo ka tingullin me te bukur. Por nuk e konstatuan nga brenda se cfare origjine kishte”, shprehet Jovani. Kjo violine qe ne pamje te pare duket si relike, ka nje etikete te posaçme. E ngjitur ne pjesen e brendshme te instrumentit, aty ku syri i njeriut veshtire se e dallon, krahasimisht me objektivin e kameras ne lexojme emrin e mjeshtrit te madh, teknikat e te cilit jane bere shpesh “toke pjellore per debat” mes mjeshtrave moderne.

Jano thote se Vangjeli nuk e ka identifikuar mbishkrimin qe ne momentin e pare. “Me vone vjehrri me kalimin e kohes ka pare nga brenda mbishkrimin Antonios Stradivarius 1713. Ka pasur edhe kuti edhe harkun por nuk i kam gjetur”, shton ai. Me nje informacion te bollshem per “tipat e violines” Stradivari, Jovani është një nga ata shqiptarë që pretendon se instrumenti i tij eshte nje nga 1000 instrumentat e prodhuar ne Cremona, nga mjeshtri mes shekujve XVII-XVIII, gjysma e te cileve jane njohur si te tilla dhe ekzistojne ende, ndersa pjesa tjeter e shkaterruar në zjarret, luftërat apo përmbytjet.

“Kunati im e mori instrumentin ne Itali dhe ua tregoi. Vlera qe i dhane ishte 50 mije euro”, thekson Jano. Emri “Stradivarius” është personifikim i persosmerise. Druri i perdorur prej tij eshte i bredhit, shelgut per pjeset e brendshme dhe i panjes. Nderkohe qe instrumenti i ketij lloji dallohet nga dimensionet dhe numri i formave. Pa nje certifikim zyrtar, Jovan Jano hamendeson se instrumenti qe prej 73 vjetesh rastesisht shetit ne token shqiptare, mund te jete i ketj lloji. Nese kjo gje eshte e vertete, ky njeri qe ruan kete instrument, do t’i shtohet indeksit te njerezve me nje fat te tille ne bote, ndersa Shqiperise i duhet ta arkivoje “violinen” mes vlerave te trashegimise së saj kulturore.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel