Suedi, kreu i Wikileaks akuzohet për përdhunim

01/09/2010 14:20

Prokurorët suedezë kanë vendosur të akuzojnë themeluesin e faqes Wikileaks, Julian Assange, për përdhunim.

Pak ditë më parë u mendua se organi i hetimit do ta refuzonte këtë akuzë, por tashmë Assange duket të paraqitet para togave të zeza për t’u njohur me akuzën. “Ka fakte qe na bëjnë të mendojmë për përdhunim”, shprehet prokurorja Marianne Ny.

Themeluesi i faqes që publikoi informacionet sekrete të Pentagonit për strategjinë e luftës në Afganistan, ka hedhur poshtë cdo akuzë. “Akuzat ndaj meje janë të pabaza dhe kjo më shqetëson shumë”, theksoi Assange.

Top Channel