SHBA, pushimet nga puna bien me 55%

01/09/2010 16:55

Sektori privat amerikan në muajin gusht ka humbur numrin më të ulët të vendeve të punës, që nga korriku i vitit 2000.

Shkarkimet e parashikuara kanë rënë me 55%, thotë një sondazh, sipas të cilit rënia për muajin e kaluar ka qenë 34.768 vende pune, nga 76.456 që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një sondazh tjetër thotë se në gusht janë humbur 10 mijë vende pune në sektorin privat, ndërkohë që të dhënat zyrtare nuk janë publikuar ende.

Top Channel