Rusi, përkujtohet tragjedia e Beslanit

01/09/2010 16:30

Rreth 3 mijë persona kanë përkujtuar sot në Beslan sulmin e 1 shtatorit të 6 viteve më parë, ku humbën jetën 300 vetë, mes të cilëve shumë fëmijë.

Me lule në duar, të mbijetuar dhe të afërm të viktimave janë mbledhur përpara rrënojave të shkollës ku ndodhi sulmi terrorist.

Një këmbanë ka rënë në 07:15, orë kur rebelët cecenë, të armatosur, hynë me forcë në institutin arsimor.

Në momentin e sulmit, fëmijët dhe prindërit e tyre po merrnin pjesë në ceremoninë për ditën e parë të shkollës.

Top Channel