Përmbytjet, Pakistani refuzon ndihmën e Indisë

01/09/2010 02:25

Tensionet me Indinë as katastrofa natyrore që përfshiu Pakistanin pak javë më parë duket se nuk i zbut.

Kështu sipas mediave ndërkombëtare Pakistani ka refuzuar një ndihmë prej 20 milion dollarësh akorduar prej Indisë për të përballuar emergjencën humanitare të krijuar në vend pas përmbytjeve të disa muajve më parë, ku gjetën vdekjen rreth 1600 persona e miliona të tjerë mbetën të pastrehë.

Zyrtarët pakistanezë pohojnë se kanë pranuar një ndihmë prej 5 milionë eurosh nga fqinji i tyre, por nëpërmjet OKB-së, pasi ligjet vendase ndalojnë marrjen e ndihmës direkte nga India.

Prej dekadash India dhe Pakistani përplasen mes tyre për krahinën e Kashmirit duke pretenduar që të dyja sovranitetin mbi këtë krahinë.

Top Channel