Pakistan, vriten 30 talebanë

01/09/2010 01:10

Forcat e sigurisë pakistaneze në një operacion të tyrin në zonën kufitare me Afganistanin vranë të paktën 30 rebelë talebanë.

Lajmi njoftohet nga burimet e sigurisë vendase, ku përcaktohet se në operacionin e ndërmarrë në luginën e Tirahit në krahinën e Khyberit edhe disa persona të dyshuar si militantë talebanë janë vënë nën pranga.

Ky ishte operacioni me i fundit i ushtrisë pakistaneze e cila në këtë fillimvit ndërmori një ofensivë masive kundër fortesave të talebanëve në kufi me Afganistanin.

Top Channel