Pakistan, rrezikojnë përmbytjen dy qytete

01/09/2010 08:20

Nuk ka fund ankthi në Pakistan ku shirat e ditëve të fundit vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje në vend.

Tashmë shirat kërcënojnë dy qytete të tjera me një popullsi që shkon në 275 mijë banorë. Lajmin e bën të ditur gazeta “The Dawn”, sipas së cilës, qytezat ndodhen në provincën jugore të Sindhit.

Gjatë orëve të natës, lumi Ind është fryrë shumë duke rrezikuar qytetet Jati dhe Shah Bundar ku atutoritetet kanë dhënë urdhër evakuimi.

Top Channel