Pakistan, 3 shpërthime trondisin Lahoren

01/09/2010 18:30

25 persona kanë mbetur të vrarë në 3 shpërthime të ndodhura gjatë një ceremonie të besimtarëve myslimanë shiitë në Lahore.

Lajmin e bëjnë të ditur burime spitalore lokale, të cilat kanë konfirmuar numrin e viktimave dhe kanë saktësuar se 170 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Bomba e parë shpërtheu mes turmës në zonën Karbala Gaame Sjah, ndërsa dy të tjerat në një distancë fare të shkurtër kohore njëra pas tjetrës.

Autoritetet lokale të sigurisë shprehen të bindura se shpërthimet janë kryer nga atentatorë vetëvrasës.

Top Channel