Ndryshime në Shtëpinë e Bardhë

01/09/2010 01:35

Pas ndryshimeve të legjislacionit në fushat strategjike të vendit, si reforma në shëndetësi dhe ajo financiare, presidenti amerikan Barak Obama vendos të ndryshojë edhe lukun e Shtëpisë së Bardhë.

Në fakt nga ndryshimet do të preket vetëm Dhoma Ovale, e njohur ndryshe si zemra e Shtëpisë së Bardhë.

Nga ideja për ndryshim nuk do të përfshihet vetëm tavolina e kësaj dhome, ndërkohë që presidenti Obama ka menduar edhe shtimin e një tapeti ku mbi të të jenë të shkruajtura dhënie të famshme ndër vite nga presidentët e SHBA-së si dhe të Martin Luter Kingut.

Për koston e ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhe asgjë nuk është e qartë, por administrate Obama njofton se ajo është e njëjtë me shpenzimet e ngjashme të kryera nga ish-presidentët Bill Klinton e Xhorxh Bush.

Top Channel