Media iraniane “dënon” me vdekje Karla Brunin

01/09/2010 01:55

Për median ultrakonservatore iraniane Karla Bruni duhet të vdesë sepse mbështeti një grua iraniane që u dënua me vdekje sipas ligjit islamik për tradhëti bashkëshortore.

E përditëshmja “Kaihan” shkruan se Karla Bruni duke mbrojtur një grua imorale, tregon se është një e tillë edhe vetë dhe meriton vdekjen.

Ndërkohë, për të tilla shkrime Franca i ka dërguar një notë zyrtare autoriteteve iraniane, ku i cilësojnë të papranueshme ofendimet ndaj Zonjës së Parë.

Replika e Teherani erdhi e menjëhershme: “Republika Islamike nuk aprovon fyerjet ndaj vendeve të tjera. Shpresojmë që mediat e tjera të jenë të vëmëndshme”.

Zonja Bruni mbajti një qendrim zyrtar në mbrojtje të iranianes 43 vjeçare, Sakineh Ashtiani më 23 gusht.

Top Channel