Maddie, pedofili: Rrëmbim me pagesë

01/09/2010 18:05

Raymond Hewlett, pedofili i dyshuar për zhdukjen e vogëlushes angleze Maddie, ka deklaruar në shtratin e vdekjes se e di se cfarë ka ndodhur.

Sipas Hewlett, Maddie është grabitur përkundrejt një pagese të bërë nga një bandë ciganësh, të cilët ua shesin fëmijët cifteve të pasura që nuk kanë.

“Ciganëve u ishte dhënë një listë që përfshinte vajza të vogla bionde të moshës së Madeleine”, ka rrëfyer pedofili.

Madeleine McCain u zhduk teksa ishte me pushime me prindërit e saj në Portugali, në vitin 2007.

Top Channel