Libri i Blair thyen protokollin mbretëror

01/09/2010 20:05

Ish-kryeminsitri Britanik Tony Blair ka publikuar sot një libër me kujtime, i titulluar “Një Udhëtim”, ku ai rrëfen karrierën e tij politike në qeverisjen e Britanisë së Madhe.

Por libri është cilësuar nga analistët si një thyerje e paprecedentë e protokollit mbretëror në historinë e Britanisë së Madhe, pasi në të janë publikuar biseda konfidenciale mes Blair dhe monarkes Elisabeth II.

Bëhet fjalë për një bisedë mes Blair dhe mbretëreshës Elisabeth, menjëherë pas funeralit të princeshës së Uellsit, Lady Diana.

Është hera e parë që një ish-kryeministër bën publike detaje të tilla, të cilat janë cilësuar si thyerje e protokollit.

Libri është shumë kritik edhe për Gordon Brown, pasuesin e Blair. Sipas Blair, Brown ishte një dështim total si kryeministër që coi në humbjen e Laburistëve, pasi ai braktisi politikën reformuese të “New Labour”, arkitekt i së cilës ishte vetë Tony Blair.

Libri që doli në treg mëngjesin e sotëm është cilësuar gjithashtu si një hakmarrje dhe diskretitim i mëtejshëm që Blair kërkon t’i bëjë Gordon Brown.

Blair, me mjeshtëri ka ditur të sjellë për lexuesin detaje interesante të vendimmarrjes së vështirë për të cuar trupa britanike në Irak dhe Afgaistan.

Parashikohet që nga shitja e këtij libri të mblidhen 4,5 milionë paund, të cilat Toni Blair do t’ia dhurojë një fondacioni që merret me rehabilitimin e ushtarëve të plagosur.

Ky akt i ish-kryeministrit është kritikuar duke u cilësuar si një gjest pendese në ndërgjegjen personale të Blair, për shkuarjen në luftën e Irakut ku deri më tani janë vrarë 200 ushtarë britanikë.

Top Channel