Ki Moon: Sulmi, atentat ndaj negociatave

01/09/2010 17:05

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka dënuar vrasjen e 4 kolonëve izraelitë në Cisjordani, duke e cilësuar atentatin si një tentativë për të minuar negociatat për paqen.

“Sulmi ndaj kolonëve izraelitë është bërë për të nxjerrë nga binarët negociatat direkte mes izraelitëve dhe palestinezëve”, ka deklaruar Ki Moon.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si “një tentativë cinike” për të varrosur negociatat, që pritet të rifillojnë nesër në Uashington pas më shumë se një vit e gjysmë ndërprerje.

Top Channel