Irak, nis operacioni i ri i SHBA

01/09/2010 16:25

SHBA kanë nisur zyrtarisht operacionin e ri në Irak, të pagëzuar me emrin “Agimi i ri”, pas tërheqjes së trupave luftarake.

“Clirimi i Irakut ka përfunduar, por angazhimi ynë do të vazhdojë”, ka deklaruar zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden.

Deklaratën e tij, numri dy i Shtëpisë së Bardhë e bëri gjatë një ceremonie në bazën amerikane “Camp Victory”, në Bagdad.

Dje, në një fjalim drejtuar kombit, presidenti amerikan Barack Obama njoftoi fundin e misionit luftarak në Irak, 7 vjet pas rrëzimit të Saddam Hussein.

Top Channel