Blair: Brown, skandaloz si kryeministër

01/09/2010 12:00

Gordon Brown? E dija që do të ishte skandaloz si kryeministër dhe se nuk do t’i fitonte kurrë zgjedhjet.

Kështu shkruan Tony Blair në librin e tij të kujtimeve të titulluar “A Journey” (Një Udhëtim), që del sot në të gjithë botën.

Protagonist i rëndësishëm i politikës botërore, Blair tregon dhe përshkruan aventurën e tij politike, për të cilën ka qenë i apasionuar.

Sipas disa paragrafëve që ka vecuar “The Guardian” nga libri i Blair me 700 faqe, mësohet se ish-kryeministri shpreh hidhërimin e tij për viktimat në Irak, por shprehet i bindur se ndërhyrja atje ka qenë e duhur.

Blair shkruan se e dinte se drejtimi i qeverisë nga Brown nuk do të kishte funksionuar kurrë, sepse sipas tij, Gordon nuk ka inteligjencë emotive dhe ka braktisur formulën reformatore ‘New Labour’ që e coi partinë në tre fitore të njëpasnjëshme elektorale.

Top Channel