Amerika bëhet gati për uraganin “Earl”

01/09/2010 21:05

Amerika po bëhet gati për uraganin “Earl”. Autoritetet lokale po lëvizin para kohe për të parandaluar pasojat e rënda.

Pavarësisht angazhimeve, presidenti Barack Obama ka dashur të merret personalisht me këtë cështje.

Trajektorja e uraganit, pas Puerto Rikos dhe Ishujve të Virgjër, mund të kalojë në brigjet e Karolinës së Veriut dhe të vazhdojë drejt veriut.

“Earl” mund të ndjekë kështu një linjë që prek të gjithë bregun atlantik të Shteteve të Bashkuara, deri në Nju Jork, Nju Inglend dhe Mein.

Top Channel