Afganistan, 2010-a, vit zi për amerikanët

01/09/2010 09:00

Viti 2010 shënon bilancin më të përgjakshme për ushtrinë amerikane në Afganistan, ku gjeneralët duhet të përballen me hijet e Irakut.

Këtë herë terreni është më i vështirë dhe ushtria duhet të luftojë në dy fronte, përballë talebanëve dhe Al Kaedës. 323 është numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në Afganistan gjatë 8 muajve të fundit.

Kjo shifër është një tregues i qartë se tashmë arena e dhunës është transferuar në Afganistan, por shumë herë edhe në Pakistan ku rebelët kanë baza të rëndësishme.

Të dhënat jepen nga faqja e organizatës casualties.org. Vetëm ditën e djeshme u vranë 6 ushtarë amerikanë gjatë disa sulmeve të ndryshme.

Top Channel