Parisi: Fyerjet e Iranit, të papranueshme

31/08/2010 16:35

Për Parisin zyrtar, fyerjet e shtypit iranian ndaj zonjës së parë të Francës, Carla Bruni janë të papranueshme.

“Fyerjet ndaj bashkëshortes së presidentit nga gazeta iraniane janë të papranueshme”, thuhet në një komunikatë zyrtare.

Por ndërkohë, nga Irani kanë ardhur fyerje të reja. E përditshmja “Kayhan” shkruan se Carla Bruni meriton vdekjen dhe e cilëson atë si “një prostitutë italiane”.

Fyerjet ndaj ish-modeles erdhën pasi Bruni doli në mbrojtje të gruas iraniane që është dënuar me murosje për shkak të një tradhtie bashkëshortore.

Top Channel