Një amerikan në gjashtë merr ndihma sociale

31/08/2010 10:45

Një shtetas amerikan në gjashtë merr ndihma ekonomike nga qeveria, duke shënuar një rekord të ri në SHBA.

Asnjëherë si tani shtetasit janë detyruar t’i drejtohen programeve të asistencës sociale federale.

Përfundimin e ka nxjerrë një sondazh i kryer nga Usa Today.

Që prej fillimit të reçesionit në 2008-ën ka pasur një rritje me 17% në numrin e personave, në total më shumë se 50 milionë, që aderojnë në planin e asistencës sanitare Medicaid.

Top Channel