Kanada, gjendet trupi i alpinistit të zhdukur në 1989

31/08/2010 00:50

Një grup alpinistësh amerikanë zbuluan në Alberta të Kanadasë trupin e pajetë të një alpinisti të zhdukur 21 vjet më parë.

Bëhet fjalë për Uilliam Holland, i cili në moshën 38 vjeçare në vitin 1989 në shkëmbinjtë e akujt e Jasper National Park në Alberta. Trupi i pajetë u nxorr i padëmtuar dhe i mbrojtur nga akulli dhe iu dorëzua autoriteteve vendase për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Autoritetet kanadeze pohojnë se dyshohet që në akujt dhe dëborën e Jasper National Park ndodhen trupat e pajetë edhe të 4 alpinistëve të tjerë, të zhdukur që nga viti 1970.

Top Channel