Irani: Karburanti nuklear gati brenda nje viti

31/08/2010 01:30

Irani njoftoi se brenda një viti do të jetë në gjendje të prodhojë karburantin nuklear të domosdoshëm për reaktorin e kërkimeve mjekësore.

Lajmi njoftohet nga kreu i Organizatës së Energjisë Bërthamore iraniane Ali Akbar Salehi, i cili i cituar nga agjencitë shtetërore vendase saktëson se i gjithë proçesi do të shfrytëzohet për qëllime mjekësore.

Megjithë presionet e vendeve perëndimore të shoqëruara me sanksione të ashpra, Teherani nuk ka ndalur programin e tij bërthamor. Ndërkohë, kjo deklaratë e Salehit pason atë të muajit korrik ku ai u shpreh se Irani kishte prodhuar 20 kilogram uranium të pasuruar.

Top Channel