Filipine, hakersat kinezë sulmojnë qeverinë

31/08/2010 09:20

Qeveria filipinase ka urdhëruar zyrat qeveritare të shtojnë sigurinë në internet pas një sulmi të hakersave kinezë.

Ata kanë pasur si objektiv faqen më të rëndësishme informative të qeverisë në shenjë proteste kundër mënyrës me të cilën Filipinet kanë menaxhuar pengmarrjen e një autobusi me turistë nga Hong Kongu, javën e shkuar.

Piratët kërkojnë që Filipinet t’i kërkojnë falje kinezëve dhe të dëmshpërblejnë familjet e viktimave.

Top Channel