Burrel, së shpejti në punë uzina e ferrokromit

31/08/2010 08:35

Minatorët e kromit në Burrel kërkojnë vënien në punë të uzinës së ferrokromit, duke u dhënë mundësi që të kenë fronte të sigurta pune.

Pas deklaratave të sindikatës pak ditë më parë, ka reaguar kompania austriake, e cila garanton vënien në punë të uzinës.

Brenda muajit gusht, sikurse ishte planifikuar, u plotësua investimi dhe vënia në prodhim të plotë të të gjitha reparteve dhe të tre furrnaltave të kromit në Elbasan.

“Mendohet që të rifillojë të marrë jetë brenda një kohe shumë të shkurtër edhe puna në uzinën e ferrokromit në Burrel”, u shpreh kompania koncesionare.

Punonjësit mbajtën qëndrim edhe për kushtet ekonomike, por kompania sqaron se pavarësisht prodhimit, pa përjashtim, stafi i uzinës po paguhet 50% të pagës prodhuese të tyre.

Top Channel