Obama: Shumë amerikanë janë të papunë

30/08/2010 21:45

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “shumë ndërmarrje janë në vështirësi dhe shumë amerikanë janë të papunë”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë po përgatit një program për shkurtimin e taksave për ndërmarrjet e vogla.

Ndërkohë që skuadra e tij ekonomike po përgatit masa të reja dhe do i kërkojë Kongresit një pakësim të ngarkesës fiskale për shtresën e mesme.

Top Channel