SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit
Kryeministri Italian, Silvio Berluskoni i është kundërpërgjigjur deklaratave të opozitës vendase e cila kritikon politikat e ‘tepër miqësore’ të Romës ndaj Libisë.
“Kush nuk kupton se miqësia mes Libisë dhe Italisë është një avantazh për të gjithë i përket së shkuarës dhe është rob i skemave arkaike. Ndryshe nga ata ne shikojmë të ardhmen. Që të gjithë duhet t’i gëzohemi miqësisë së re, u mbyll një plagë dhe nisi një jetë e re”, deklaroi kryeministri italian.
Deklarata e Berluskonit ka ardhur gjatë takimit me kreun e Libisë, Muamar Gedafi, i cili ndodhet në Romë për një vizitë zyrtare në kuadër të celebrimeve për 2 vjetorin e nënshkrimit të traktatit të miqësisë mes dy vendeve.
Top Channel