Arrestimi i agresorit të shoferit musliman, SHBA në “shok”

27/08/2010 16:30

Një student që prej disa vitesh punonte për të thyer barrierat mes besimeve të ndryshme, madje për këtë kishte ndërmarrë edhe një udhëtim në Afganistan për të filmuar nga afër situatën e ushtarëve amerikanë.

Ky është profili i 21 vjeçarit, Majkëll Enrajt, i prangosur nga autoritetet amerikane si autori i sulmit me thikë ndaj shoferit të taksisë i cili i kishte treguar që ishte musliman dhe që mbante ramazan.

Pikërisht ky fakt ka tronditur opinionin publik amerikan si dhe miqtë e 21 vjeçarit të cilët të pyetur nga mediat vendase kanë mbetur pa fjalë.

Tashmë 21 vjeçari duhet të përballet me akuzën e tentativës së vrasjes, akuzë kjo që mund t’i kushtojë disa vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA