Nënat me depresion lindin fëmijë të vegjël

26/08/2010 12:25

Depresioni nuk e ndihmon një nënë shtatzanë që të lindë një fëmijë të shëndetshëm.

Sipas një studimi të publikuar kohët e fundit, mamatë depresive janë të prirura për të lindur fëmijë më të vegjël, cka i ekspozon ata më shumë ndaj sëmundjeve. Këtë e bën të ditur një studim i publikuar në revistën “BMC Public Healt” ku kanë marrë pjesë 720 femra nga Bangladeshi.

Studiuesit e Karolinska Instituet në Sedi dhe ata të Bangladesh Rural Advancement Committee në Bangladesh shpjegojnë se problemet mendore të mamasë janë përgjegjësit kryesorë tek shëndeti i fëmijës. Gratë me prejardhje nga dy distrikte rurale që kanë treguar ankth dhe depresion në 18 të rasteve, kanë lindur fëmijë më të vegjël se normalët.

“Ky është një problem shumë shqetësues sepse pesha e ulët në lindje lidhet ngushtë edhe me vdekshmërinë foshnjore”, shprehet studiuesja Hashima-E-Nasreen del Brac. Ky studim tregon qartë se për të ulur shkallën e vdekshmërisë së foshnjave në vendet në zhvillim, nevojiten edhe shërbime sociale për gjendjen mendore të nënave.

Top Channel