Industria e duhanit shfrytëzon Youtube

26/08/2010 16:05

Industria e duhanit po përdorë Youtube për të promovuar në mënyrë indirekte duhanin. Ky është denoncimi i një grupi shkencëtarësh neozelandezë.

Ata kanë bërë një kërkim të publikuar në “Tobacco Control”, në të cilin janë analizuar qindra video në Youtube.

Studimi ka analizuar 20 videot e para që rezultojnë nga kërkimi në faqen e njohur të internetit të pesë markave më të njohura në botë.

Nga 163 video, më shumë se tre të katërtat kishin përmbajtje pro duhanit.

Top Channel