Zbulohet zona e frikës në tru

25/08/2010 19:55

Ndonjëherë frika na paralizon, here-herë na vë zjarrin nën këmbë dhe ndonjë herë tjetër na jep kurajo për të përballuar një rrezik.

Tre reagime të ndryshme që nuk i zgjedhim me ndërgjegje por që vendosen nga disa neurone të vecanta që quhen qeliza të tipit I, të pranishme në zonën celebrale të amigdalës. Këtë e zbulon një shkrim i publikuar në revistën “Neuron”, fryt i punës së kërkuesve të “European Molecular Biology Laboratory” të Romës.

Shkencëtarët kanë zbuluar jo vetëm zonën e trurit por edhe specifikat e qelizave që vendosin reagimin e minjve. Ata kanë monitoruar aktivitetin e qelizave në trurin e minjve pasi iu nënshtruan stresit dhe frikës.

Top Channel