Zbulohet sistemi më i ngjashem me diellorin

25/08/2010 17:50

Një sistem planetar jashtë sistemit tonë diellor me të paktën 5 planete është zbuluar nga shkencëtarët.

Ylli i këtij sistemi ndodhet në qëndër dhe ka përmasat e diellit tonë. Sistemi është pagëzuar me kodin HD10180 dhe ndodhet 127 vjet dritë larg nesh, në kostelacionin yjor të Hydrus-it.

Astronomët e observatorit europian (Eso) dhe La Silla në Kili kanë njoftuar zbulimin e atij që mund të jetë sistemi planetar më i ngjashëm me tonin, i zbuluar deri tani. Astronomët shprehen se rreth yllit mund të ketë edhe dy planetë të tjerë, një i ngjashëm me Saturnin dhe tjetri 1.4 herë më i vogël se Toka.

“Kemi gjetur sistemin me më shumë planete rreth një ylli të zbuluar deri tani. Ky zbulim hedh një hap të madh drejt kërkimeve”, shprehet Christophe Lovis nga Observatori i Universitetit të Gjenevës. Deri tani njiheshin 15 sisteme me nga tre planetë.   

Top Channel