Një hundë elektronike me qeliza bretkose

25/08/2010 13:45

Si të bësh një robot të dallojë aromat? Sekreti qëndron tek bretkosat. Zbulimi është bërë nga një bioinxhinier japonez.

Shoji Takeuchi i universitetit të Tokios ka përdorur qeliza të modifikuara gjenetikisht të këtyre amfibëve, duke ndërtuar një hundë elektronike të aftë të dallojë aroma të ndryshme.

Shpjegimi ka ardhur nga nga një studim i publikuar në revistën “Pnas”.

Takeuchi është nisur nga ideja se nuk ka asnjë më të mirë se biologjia për të zhvilluar një sensor të gjallë.

Top Channel