Pitt: BP të dënohet me vdekje

24/08/2010 10:45

Deklaratë mjaft e ashpër e aktorit Brad Pitt që njihet si një nga luftëtarët e heqjes së dënimit me vdekje, por këtë herë mesa duket ai ka ndryshuar mendje.

Shoku i Angelina Jolie nuk arrin ta kapërdijë katastrofën që shkaktoi BP në gjirin e Meksikës, duke kërkuar “dënim me vdekje” për këtë kompani. Pitt ka folur gjatë prezantimit të dokumentarit të Spike Lee rreth katastrofës që shkaktoi uragani Katrina në Nju Orlins.

Aktori 46 vjecar është angazhuar në disa programe për rikthimin e qytetit në gjendjen para se  të goditej nga uragani që e shkatërroi pothuajse plotësisht. Ai ka blerë një shtëpi në lagjen franceze si dhe ka ngritur organizatën e quajtur “Make it right”.  

Top Channel