Lohan kërkon falje nga gjykatësit

24/08/2010 14:20

Lindsay Lohan hidhet në kundërsulm ndaj gjykatësve duke kërkuar faljen e tyre publike pasi e cilësuan kokainomamane në një kohë që analizat nuk kanë treguar asnjë shenjë kokaine në gjakun e saj.

Aktorja vuan nga sindroma “deficit vëmendjeje” dhe ilaci Adderall mund të ketë shkaktuar sjelljet e saj të cuditshme dhe shumë agresive.

Ndërkohë, brenda pak ditësh ajo do dalë nga qëndra e rehabilimtimit ku është shtruar. Sipas faqes Tmz, mjekët kanë bërë me dije se Lohan mund të dalë para 90 ditëshit të caktuar nga gjykata.

Sapo të dalë, Lohan do nisë xhirimet e filmit “Ferr” ku do interpretojë në rolin e pornostares së famshme Linda Lovelace.

Top Channel