Gianna Nannini, mama në moshën 54 vjeçare

23/08/2010 14:25

Gianna Nannini do të bëhet mama në moshën 54 vjeçare dhe është në muajin e pestë të shtatzanisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane. Prej vitesh një ndër zërat më të dëgjuar të rokut italian kishte shprehur dëshirën se donte një fëmijë.

Gianna, e cila gjendet në Londër për regjistrimin e albumit të saj më të fundit, është fotografuar duke blerë veshje në dyqanin Pretty Pregnant, një ndër më prestigjozët të Anglisë.

Asnjë konfirmim nga këngëtarja apo stafi i saj, ndërkohë që nuk dihet ende babai i fëmijës.

Top Channel