Anna Oxa rikthehet pas 4 vjetësh

23/08/2010 10:10

Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare, Anna Oxa është rikthyer në arënen e muzikës pas 4 viteve heshtje.

Ajo ka publikuar këngën më të fundit “Tutto l’amore intorno”, të shkruar nga Ivano Fossati. Një këngë e fortë, radiofonike dhe moderne e kanë cilësuar mediat italiane, sipas të cilave, kjo paraprin daljen e një albumi.

“Kërkoja një periudhë pushimi pasi nuk doja të qëndroja përherë në televizion dhe të ndiqja ritmet e asaj karriere”, u shpreh Anna gjatë pjesëmarrjes në Festivalin Gaber 2010 ku interpretoi këngën “Lo Shampoo”.

Albumi i fundit i këngëtares “La musica e niente se tu non hai vissuto” daton në vitin 2006.  

Top Channel