Spanjë, vdes fëmija i groposur në rërë

21/08/2010 21:45

Ka ndërruar jetë një fëmijë italian, 10 vjeç, i cili ishte mbuluar nga rëra pasi ishte shembur gropa në të cilën po luante.

Ngjarja kishte ndodhur të martën e shkuar në një plazh në Fuerteventura, në ishujt Kanarie, e që prej atëherë fëmija ishte në koma.

Prindërit e fëmijës i kanë dhuruar organet e tij spitalit.

Top Channel