Shterojnë burimet vjetore të Tokës

20/08/2010 17:30

Nesër do të jetë Earth Overshoot Day. Në më pak se tetë muaj njerëzimi do të ketë konsumuar të gjitha burimet që natyra ofron në një vit.

Nga uji tek të mbjellat, deri në 31 dhjetor, do duhet t’i drejtohemi rezervave.

Do të jemi sërish në “borxh” për prodhimin e ushqimit, neutralizimin e emetimit të dioksidit të karbonit, por edhe rigjenerimit të ujit apo aftësisë për të absorbuar mbeturinat, që janë vetëm pjesë e gjërave që natyra na ofron.

Përfundimin e ka bërë të ditur Global Footprint Network.

Top Channel