Çdo 40 sekonda ndodh një vetëvrasje

20/08/2010 17:40

Në botë një milion persona zgjedhin t’i japin fund jetës një në çdo 40 sekonda.

Pikërisht kjo shifër ka detyruar autoritetet të vendosin që 10 shtatori të shndërrohet si dita botërore e parandalimit të vetëvrasjeve, e organizuar nga International Association for Suicide Prevention në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Slogani i kësaj dite është “Many faces, many places: suicide prevention across the world”.

OBSH vlerëson se pa asnjë ndërhyrje do të ketë një përkeqësim të fenomenit të vetëvrasjeve që nga shifra aktuale vjetore, mund të shkojë në një milion e gjysmë në 2020-ën.

Kjo është tragjedia njerëzore që çdo vit kalon numrin e të vdekurve nga atentatet terroriste, konfliktet e armatosura apo fatkeqësitë natyrore të vëna së bashku.

Top Channel