Shapka dhe sandalet me gisht mund të shkaktojnë dëme të mëdha te gishtat dhe te muskujt e këmbëve.

Këto lloj veshjeje për këmbët janë të dëmshme, madje më tepër të dëmshme se taka e famshme e lartë 12 centimetra. Kështu thuhet në studimin e kryer nga shërbimi shëndetësor britanik, i detyruar që të harxhojë 48 milionë euro në vit për të kuruar 200 mijë pacientë.

Sipas një sondazhi të kryer nga shoqëruar “MBT”, plot 15 milionë persona veshin flip-flop, të paktën një herë gjatë periudhës së verës dhe një grua në pesë konfirmon se i ka një palë të tilla.

Mjekët thonë se shapkat apo sandalet me gisht kanë tendencë që të deformojnë këmbët duke shkaktuar dëmtime aftatgjata jo vetëm të gishtat por edhe te muskujt e këmbëve, pasi dhimbja shpërndahet te kërcinjtë apo te pulpat.

Top Channel