Krijohet sudoku më i vështirë në botë

19/08/2010 16:40

Të gjithë të apasionuarit pas lojrave që kërkojnë shumë logjikë dhe përqëndrim tashmë kanë me cfarë ta vrasin kohën.

Matematicieni finlandez Arto Inkala ka ndertuar një program për krijimin e një sudoku shumë të vështirë, me të cilin ka punuar për 3 muaj. “Dikush mund të ketë 3 apo 4 lëvizje me fat dhe ta zgjidhë për 15 minuta apo gjysmë ore, por unë mendoj se duhen disa ditë për ta zgjidhur dhe deri tani nuk ka arritur ta bëjë askush”, shprehet matematicieni në një intervistë për “Daily Mail”.

Kjo lojë shpërtheu në vitin 2005 pasi u importua nga Japonia edhe pse në realitet e ka krijuar arkitekti amerikan Howard Garns në vitin 1979. Sudoku është një logjë logjike e cila përbëhet nga 9 rreshta dhe kolona të cilat mbushen me numra.

Duke u kthyer tek sudoku i shpikur së fundmi, 23 nga 81 kutitë janë mbushur por ka ende shumë punë për të bërë. Krahasuar me shahun, ky sudok parashikon rreth 9 lëvizje para, cka bën që truri të lëvizë më shumë. “Mendoj se popullariteti i kësaj loje ka të bëjë me thjeshtësinë e rregullave, madje është shumë dëfryese. Tashmë po punoj me një tjetër akoma edhe më kompleks”, shprehet krijuesi i sudokut më të vështirë në botë.

Top Channel