Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Tabloidi britanik “Daily Mail” ka publikuar një shkrim me në qëndër historinë e një fëmije kinez, ndoshta më i shëndoshi në botë për kategorinë 10 muajsh.
Ai peshon plot 20 kg, mesatarisht sa një fëmijë i moshës 6 vjecare. Lei Lei ka marrë nofkën “Michelin Baby”. E ëma e tij Cheng Qingyu shprehet se foshnja ka lindur me peshë normale por falë oreksit të madh për të ngrënë, brenda 6 muajsh djali ka arritur peshën rekord.
Ajo thekson se Lei Lei nuk ka preferenca të vecanta në ushqim por ai ha cfarë t’i japin. “Gjëja që i pëlqen më shumë të bëjë është të hajë”, shton ajo.
Shpesh herë foshnja u është nënshtruar analizave në spitalin e Hunan për shkak të rritjes së frikshme të peshës së tij trupore. Por pavarësisht peshës së madhe trupore të vogëlushit Lei Lei, rekordin botëror e mban indiani Karan Singh, i cili ka peshuar më shumë në të njëjtën moshë.
Top Channel