Gjiri i Meksikës, shtyhet data për betonimin e pusit
19/08/2010 20:50
Eshtë shtyrë për në mesin e shtatorit fundi i operacionit “bottom kill” për bllokimin e pusit në Gjirin e Meksikës, që shkaktoi rrjedhjen e naftës.
Betonimi përfundimtar i pusit nëpërmjet cimentimit ishte parashikuar të kryhej gjatë këtyre ditëve.
Vendimi për shtyrjen u mor nga drejtuesi i operacionit Thad Allen pasi valvula e vendosur sipër pusit nuk ka nisur ende funksionimin normal.
Top Channel