Arabi, xheloz nga Blackberry, dhunon bashkëshorten

19/08/2010 18:05

Një saudit ka dhunuar bashkëshorten pasi kjo e fundit kalonte shumë orë me celularin e saj Blackberry.

Ky ndoshta është rasti i parë që telefoni i njohur i markës kanadeze shkakton xhelozi deri në divorc. Menjëherë pas dhunës së ushtruar, gruaja ka denoncuar aktin në polici dhe ka kërkuar divorcin.

Gjatë pyetjeve, burri ka thënë se është ndier i lënë pas dore nga bashkëshortja që preferonte më shumë telefonin. Ngjarja ndodhi në qytetin Daman në veri të Gjirit dhe u publikua nga shtypi pasi gruaja shkoi në spital për të mjekuar plagët.

Ajo ka lënë shtëpinë dhe është transferuar tek një i afërm, ndërsa burri rrezikon të përfundojë në burg.   

Top Channel