Vidhnin ofertat në morgun e spitalit

18/08/2010 16:50

Arrestohet një çift i akuzuar se ka vjedhur para nga kutitë e ofertave të morgut në spitalin e Citta’ di Castello, në Itali.

Bëhet fjalë për një grua 32 vjeçare dhe të një burrë 36 vjeçar, të dy rezidentë në Rimini.

Hetimi është filluar në majin e shkuar kur drejtoria e spitalit ka denoncuar vjedhjen.

Paratë nxirreshin rregullisht nga kutitë e ofertave të vendosura në morg.

Top Channel