Indi, vrasin vajzën për t’u pasuruar

18/08/2010 11:05

India bëhet përherë e më shumë një vend ku jeta e njeriut ka shumë pak vlerë dhe ritet fetare të zonave të prapambetura nuk kursejnë madje as fëmijët.

Në rajonin verior të Utar Pradesh nuk është një gjë e rallë që familjet të sakrifikojnë fëmijët për një jetë më të mirë. Kjo ka ndodhur me një cift që me ndihmën e një magjistari kanë vrarë vajzen e tyre për të kërkuar ndihmë nga qielli. Policia ka gjetur trupin e pajetë të fëmijës të rrethuar nga lule dhe objekte të tjera fetare.

Trupi ka shënja të theksuara të shkaktuara nga objekte të ngulura. Sipas banorëve, bëhet fjalë për ritin “tantrik” ku një lloj ekzorcisti u premton prindërve se do të bëhen të pasur nëse vrasin vajzën. Prindërit Krishna e Rama Devi, si dhe “shenjtori” Shiv Kumar nuk janë arrestua ende nga policia.

Top Channel