Gabim destinacioni, rokadë në udhëtim e sipër

18/08/2010 10:10

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në hekurudhat europiane kur një tren i nisur nga Barcelona nuk ka arritur të cojë në destinacionin final pasagjerët.

240 personat që ndodheshin në bordin e trenit janë ndarë në Lion me destinacione Zyrihun dhe Milanon por kur zbritën në tokë, ata kanë parë se nuk ndodheshin në destinacionet e zgjedhura pasi ka ndodhur e kundërta.

Ata që zgjodhën Milanon përfunduan në Zyrih dhe turistët e Zvicrës e panë veten në Itali. Zëdhënësi i hekurudhave franceze Jean-Louis Scherz shprehet se kjo është hera e parë që ndodh një gabim i tillë dhe gjithcka mund të ketë ardhur për faj të makinistëve.

Autoritetet hekurudhore franceze e kanë kuptua gabimin me shumë vonesë duke u mjaftuar vetëm me një falje publike për pasagjerët.

Top Channel