Sërfisti vritet nga një peshkaqen

17/08/2010 11:00

Një sërfist ka vdekur në Australi pasi është sulmuar nga një peshkaqen në afërsi të plazhit të Gracetown.

Sipas burimeve të policisë, të cituara nga radioja ABC, i riu ka marrë ndihmën e shpejt në plazh dhe është transferuar për në spital ku dhe ka gjetur vdekjen.

Alarmi është dhënë nga një burrë që shikonte sërfistin në verandë.

Një tjetër sërfist kishte vdekur në 2004 në të njëjtin vend gjithnjë prej sulmit te një peshkaqeni.

Top Channel