SHBA, vetëvritet vrasësi i internetit

16/08/2010 11:20

Ka vrarë veten në burg 24 vjeçari i akuzuar për vrasjen e një gruaje të njohur në faqen e internetit “Craigslist”.

Philip Markoff, ish-student i mjekësisë në universitetin e Bostonit, i njëjti qytet ku ishte i burgosur, ishte në pritje të gjyqit për vrasjen me pistoletë të Julissa Brisman, në prill të 2009-ës.

Vajza ishte kontaktuar nga Markoff pasi kishte vënë në web lajmërime për oferta seksuale.

Top Channel