SHBA, makina mbi spektatorët, viktima

16/08/2010 08:25

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur për shkak të një makine që ka rënë mbi spektatorët gjatë një gare në Kaliforni.

Ngjarja, sipas New York Times, një nga më të këqijat në dhjetë vitet e fundit, në sektorin e sportit, ka ndodhur gjatë një gare automobilistike të quajtur “California 200”, në shkretëtirën e Mojave.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar drejtuesin e mjetit, që ka mbetur i padëmtuar, të humbë kontrollin e mjetit.

Top Channel