Kritika per liderin kinez

16/08/2010 12:00

Edhe pse Kina e ka kercenuar autorin ne Hong-Kong ka dale ne shitje libri qe rrezon imazhin e kryeministrit te Kines si udheheqes reformator.

Libri me titullin “Aktori me i mire i Kines” adreson kritika ndaj Wen Xiabaos edhe per krijimin e idesë se rreme per fjalen e lire.  

Autori i librit, Yu Jie, tha se qëllimi i tij nuk është thjesht të kritikoje z.Wen, por për të krijuar idenë e fjalës së lirë në Kinë.

Z. Ju është arrestuar për pak kohë nga policia muajin e kaluar, e cila e paralajmëroi atë që të mos e botonte librin.

“Wen Xiabao dhe Hu Xhintao janë si dy anë të të njëjtës medalje. Ata janë në një biçikletë me dy timonë që ecin në të njëjtin drejtim. Unë mendoj se ata bëjnë lojën ku njëri bën si babai i keq e tjetri si nëna e mirë. Unë kam një mendim ndryshe, i cili jo domosdoshmërisht është më i drejti, por që ka nevojë të dëgjohet”, tha autori.

Top Channel